Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe alternime kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës, reshjet humbasin në territor dhe intensitet, duke mbetur me intensitet kryesisht të ulët në jug dhe juglindje.

Në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht nga veri–verilindja, me shpejtësi mesatare 6 m/sek, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 16 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 8/14 Diell re shi
Kukës 5/11 Diell re shi
Lezhë 10/15 Diell re shi
Dibër 7/10 Diell re shi
Durrës 10/17 Diell re shi
Tiranë 11/15 Diell re shi
Elbasan 10/18 Diell re shi
Berat 10/15 Diell re shi
Vlorë 12/15 Diell re shi
Korçë 8/11 Diell re shi
Gjirokastër 9/14 Diell re shi
Sarandë 11/15 Diell re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights