Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët në jug të territorit që në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet parashikohen të prekin pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës në jug e kryesisht në juglindje reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët hera-herës deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare kryesisht pas orëve të mesditë në 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/sek, me valëzimin në dete të forcës  1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 6/10 Diell re shi
Kukës 4/6 Diell re shi/borë
Lezhë 9/12 Diell re shi
Dibër 3/5 Diell re shi/borë
Durrës 9/16 Diell re shi
Tiranë 10/18 Diell re shi
Elbasan 8/17 Diell re shi
Berat 9/17 Diell re shi
Vlorë 11/16 Re shi
Korçë 8/15 Re shi/borë
Gjirokastër 9/14 Re shi
Sarandë 2/6 Re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights