Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirilda Karcanaj u paraqit në Prokurorinë e Posacme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.
Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat.
Një prej biznesmenëve nën hetim është dhe Ermal Beqiri, i cili me kompaninë e tij “Soft & Solution”, i cili është pyetur më herët në SPAK. Gjkatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHIT, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.
