📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Ka përfunduar në shkallën e parë në Dibër gjykimi për një pjesë të dosjes ‘184’ e zvarritur prej afro 2 vitesh me shumë seanca gjyqësore.

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka arritur të dalë me vendim për të akuzuarit Drini Gjeci ish-drejtor i Zyrës Arsimore Dibër dhe Nuri Meda ish-administrator i Njësisë Administrative Tomin.

Gjyqtari Edvan Veçani njoftoi vendimin ku të dy të akuzuarit e kësaj dosjeje për blerjen dhe tjetërsim të votës u dënuan me nga dy vite dënim me kusht dhe 2 vite pa të drejtë punësimi në poste publike.

Këta dy të pandehur kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë saga e gjyqeve vijon për dy të pandehurit e tjerë të kësaj dosjeje. Ish shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe ish administratori i Lurës Hasan Hoti, e kanë çështjen e ndarë dhe ende nuk ka përfunduar gjykimi në shkallën e parë, megjithëse janë zhvilluar shumë seanca.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights