Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2025 12 03 111201 696x434

U hodh sot në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2026.

Kryetari i Komisionit të Emërimeve në Drejtësi është zgjedhur Ilir Panda, pasi sipas ligjit kryetari i KED është anëtari përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Anëtarët e KED nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Gent Ibrahimi anëtar zëvendësues nga Kushtetuesja.

Nga Gjykata e Lartë Ilir Pandën do ta zëvendësojë Medi Bici.

Anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh Alfred Progonati, ndërsa zëvendësues Anila Leka.

Anëtarë të KED nga Gjykatat e Apelit, Ornela Naqellari, Ilirjana Olldashi, ndërsa Selvie Gjoçaj, anëtar zëvendësues.

Sa i përket anëtarëve nga Prokuroria e Apelit të juridiksionet të përgjithshëm u zgjodhën Altin Binaj dhe Afërdita Ndoji, ndërsa zëvendësues Arben Qosja.

Anëtarja e nëntë, e zgjedhur nga Gjykatat Administrative në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026, do të jetë Klodiana Veizi dhe zëvendësues Bezart Kaçkini.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights