Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake ndaj ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor, Sonila Qato. eanca është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit Altin Dumani.

Seanca e radhës do mbahet me 23 dhjetor ku gjykata do të vendosë nëse do kalojë apo jo për gjykim çështjen.

Qato, u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në tetor të këtij viti.

Prokuroria e Posaçme i komunikoi asaj kuzën e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Qato u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dh enjë prej kompanive private për abuzim në tenderin për tunelin në aksin Kardhiq-Delvinë.

Në fillim të tetorit, Qato u thirr në SPAK për të dëshmuar në lidhje me dy akuzat e ngritura më herët: atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe të shkeljes së barazisë në tendera.

Qato dha dorëheqjen nga detyra në Autoritetin Rrugor Shqiptar në shtator 2019, pasi u përfshi në një shkëmbim akuzash me kompaninë “Gjoka Konstruksion” e cila ishte një prej ofertuesve në tenderin për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

ARRSH e drejtuar nga Qato akuzoi kompaninë për falsifikim të dokumenteve në tender. Kompania u përgjigj duke akuzuar direkt Qaton për favorizim të një kompanie në garën për tunelin në fjalë.

Pas akuzave dhe kundër akuzave tenderi u pezullua për një vit, por në korrik 2020 Gjoka Konstruktion u shpall fituese. Rruga u përfundua në qershor 2022.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights