Sot do të caktohet masa e sigurisë për ish-nënpresidenten greke të parlamentit europian, Eva Kaili. Seanca gjyqësore do të zhvillohet në Bruksel, teksa Kaili po përballet me akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Fakti që të martën, Kaili u transferua në burgun më të fundit të Harenit nga burgu i Saint-Gilles, ku ishte paraburgosur më parë, nga disa analistë shihet si një shenjë për fatin e ish zyrtares europiane.

Prokuroria në Belgjikë pretendon se Kaili së bashku me tre eurodeputet të tjerë ka marrë shumë të mëdha dhe dhurata nga zyrtarët e Katarit, për të ndikuar në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian.

Aktualisht bëhet me dije se në zyrat e ish- eurodeputetit, Antonio Pantzeri ,e Eva Kailit dhe babait të saj, Aleksandros, janë gjetur shuma parash që kapin vlerën prej 1.5 milion euro.

Deri më tani raportohet se në një dhomë të hotelit në Bruksel janë gjendur disa valixhe të mbushura me para, më pas rreth 600.000 euro në një rezidencë private dhe rreth 150.000 euro tjera në një banesë të përdorur nga Kaili, pavarësisht se avokati i saj si edhe vetë Katari, kanë mohuar çdo akuzë.

Megjithatë, autoritetet paralajmerojnë se shuma e parave mund të jetë edhe më e lartë.

 

Përveç bashkëpunimit me hetimet penale belge, Parlamenti Evropian ka nisur hetimet e veta. Pjesë e këtij trupi janë 705 hetues që do të zgjidhen drejtpërdrejt nga votuesit e 27 vendeve anëtare.

Edhe pse ishte rënd dite këtë javë në parlamentin europian, votimi për liberalizim të vizave për Katarin, është pezulluar.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights