Në Granada të Spanjës, sot po mbahet samiti i liderëve evropianë ku po marrin pjesë 47 liderë të Evropës dhe të Ballkanit Perëndimor. •Mes tyre është edhe kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. •Në fokus të ngjarjeve në këtë samit do të jenë edhe zhvillimet e fundit në Kosovë. •Para nisjes së samitit, presidentja Osmani e pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me homologun e saj serb, është përgjigjur e prerë se nuk mund të ketë një të tillë, nëse Vuçiç nuk sanksionohet. •Ky i fundit shkurtimisht ka deklaruar se Serbia do të dalë nga kriza, por pa dhënë më shumë detaje. •Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”. 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights