Shpat Kasapi

Komuna e Tetovës ka njoftuar se sot, 1 dhjetor 2025, do të jetë ditë zie, pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

Në njoftim theksohet se Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për muzikën dhe kulturën shqiptare.

“Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare”, thuhet në njoftim.

Këngëtari ndërroi jetë më 26 nëntor, në Itali në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak.

Homazhet për artistin u zhvilluan në Pallatin e Kulturës në qytetin e tij të lindjes ku morën pjesë familjarë, miq, kolegë dhe figura publike. Salla ishte plot dhe të pranishmit, në shenjë respekti, u ngritën në këmbë për artistin që la gjurmë të mëdha në muzikën shqiptare.

Arkëmorti i Shpatit, i mbuluar me flamurin kombëtar, u vendos në skenë, dhe në mbyllje të ceremonisë u thanë fjalët e fundit: Zoti e shpërbleftë me parajsë!

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights