Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e së hënës në Fushë Arrëz janë lënë në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës.
“Ndaj klientit tim nuk ka akuzë për terrorizëm. Është ndalim i paligjshem. Ata akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje. Klienti im ndodhej rastësisht në shtëpinë e Cumrakut pasi janë shokë. Nuk dinte gjë për armët.
Policia e shtetit i ka qëlluar. Duhet të japin llogari policia si u plagos. Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin”-u shpreh ai.
Erzen Uka ka qenë i dënuar më herët për nxitje të urrejtjes dhe konfliktit, ndërsa Julian Çumraku ka precedentë për vjedhje dhe kanosje.
