Atentatorët e Julian Sulës, 45-vjeçarit nga Karbunara e Lushnjës ende nuk janë gjetur. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kane fokusuar momentin e gjuajtjes me armë.
Mesa duket 45-vjeçari i ka parë atentatorët dhe i ka dhënë shpejtësi makinës duke i shpëtuar mrekullisht plumbave. Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kane prekur makinën e Sulës ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë.
Deri tani policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona në lidhje me ngjarjen por edhe të afërm të 45-vjeçarit.
Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, bizneset dhe përfshirjen në politikë.
Julian Sula ishte një person i cili prej 2 vjetësh lëvizte lirshëm në Lushnje madje edhe në këmbë. Mjetet qe ai përdorte ishin here të blinduara dhe herë jo. Ai është një person i njohur për policinë pasi është ndaluar për armëmbajtje pa leje
