📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Tonin Vocaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Policisë Tiranë. Tonin Vocaj zëvendësoi Lorenc Paganikën.

Ky i fundit pritet të transferohet pranë Akademisë së Sigurisë.

Emri më i përfolur për të zënë vendin e Tonin Vocajt si zëvendës të Muhamet Rrumbullakut është Sokol Bizhga, deri para pak muajsh në detyrë si drejtues i Operacionale.

Po ashtu, ndryshime pritet të ketë edhe në disa drejtori të tjera qarqesh, përfshirë Vlorën, Fierin apo Shkodrën. Nga Instituti i Policisë Shkencore, ku qëndron prej pak vitesh, Niko Brahimaj pritet të zëvendësoj Alfred Çepen në Fier.

Pjesë e listës së emrave në zyrën e Rrumbullakut është edhe ai i Ervin Hodajt, ish-drejtor i Policisë së Tiranës, i cili pritet të rikthehet në postin e drejtorit në Policinë e Shkodrës.

Po ashtu, Ermal Muça pritet të emërohet drejtor në Vlorë, duke spostuar Gentian Berberin.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights