📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Tiranë -Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.  Sipas policisë në zonën e quajtur “Komuna e Parisit” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Valentin Kaçorri.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Sinjali”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights