Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu në të gjithë vendin, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash prej orëve të para të 24 orëshit dhe gjatë gjithë ditës. Në Alpe dhe veri-verilindje mbi 1400-1600 metra dhe juglindje mbi 1500-1700 metra pritet prezencë e reshjeve të dëborës me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e vranësirave të dendura pritet të fitojë shpejtësi deri 15 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 10/14 | Re shi |
| Kukës | 7/11 | Re shi borë |
| Lezhë | 9/14 | Re shi |
| Dibër | 5/10 | Re shi borë |
| Durrës | 10/16 | Re shi |
| Tiranë | 11/17 | Re shi |
| Elbasan | 8/16 | Re shi |
| Berat | 9/17 | Re shi |
| Vlorë | 12/17 | Re shi |
| Korçë | 5/12 | Re shi borë |
| Gjirokastër | 8/15 | Re shi |
| Sarandë | 10/17 | Re shi |
