Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të cilën u vendosën dy masa, pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.
Sipas gjykatës, Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave. Madje aty thuhet e ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje. Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset.
Po ashtu, GJKKO sqaron se; “Në lidhje me përcaktimin e llojit të masës së sigurimit për secilin prej të pandehurve, Gjykata i referohet parashikimeve të K.Pr.Penale, në nenin 229 të tij, i cili në pikën 1 dhe 2 përcakton se: “7.
Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2.Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal”.
Këto kritere i japin Gjykatës një diskrecion të gjerë e të mjaftueshëm për të vendosur proporcionalitetin, përshtatshmërinë specifike të llojit të masës së sigurimit të caktuar me vetë nevojat e sigurimit për rastin konkret. Nëse nuk ka shkaqe që e përjashtojnë autorin nga përgjegjësia penale, këto kritere imponojnë detyrimin e gjykatës për të bazuar vendimin, nga njëra anë, në dyshime të arsyeshme bazuar në prova mbi kryerjen e veprës penale prej tij dhe, nga ana tjetër, në prova që përmbajnë aq elemente të mjaftueshëm, objektivë e subjektivë, mbi rrethanat e çështjes…”.
