Screenshot 2025 11 21 102408 696x385

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos u shpreh gjatë fjalës së saj në nisje të punimeve të samitit për Planin e Rritjes në Tiranë, se një treg i përbashkët rajonal rrit ekonomitë e vendeve anëtare me 10%.

Në tryezën e samitit, ku të pranishëm janë Kryeministri Edi Rama dhe disa prej liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kos tha se mungesa e progresit apo ecurisë rrezikon aksesin në tregun e vetëm të BE-së.

“Reformat për të cilat ne kemi rënë dakord nuk janë të lehta. Por, ato lejojnë përshpejtimin e negociatave në BE dhe përgatisin ekonomitë tuaja për tregun e përbashkët me 450 milionë banorë. Ato japin mundësi dhe qasje në një trajtim të ngjashëm si vendet anëtare me politikat e BE-së si dhe u tregojnë vendeve anëtare të BE-së se ju jeni gati për më shumë integrim të thelluar në BE”, tha ajo.

Kos tha se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ishte shumë e impresionuar nga dy konferencat e investimeve, ndërsa shtoi se kjo punë e nisur duhet të shkojë përpara për të sjellë akoma më shumë investime të qëndrueshme nga BE dhe më shumë partnerë tregtarë në rajon.

“Ne e dimë që sa më shumë i afrohemi zgjerimit aq më shumë investohet dhe është thelbësore që të arrijmë në realitet konvergjencën tuaj ekonomike me vendet e BE-së. Ne e dimë nga përvoja që sa më shumë ecni përpara drejt BE-së, aq më shumë kureshtje kanë investuesit e huaj, mediat evropiane për vendet tuaja dhe shpresoj që sa më shumë kureshtje të vijë edhe nga vetë qytetarët e tyre”, vijoi Kos.

“Le t’i shfrytëzojmë dy vitet e mbetura për ta bërë Planin e Rritjes një sukses të vërtetë për të përgatitur terrenin e për të anëtarësuar vendin tuaj në BE sepse objeksioni i vërtetë i Planit të Rritjes është që t’ju ndihmojmë të ecni më tej që të bëheni anëtarë më të drejta të plota në BE në të ardhmen”, përfundoi Kos.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights