Ish-komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, ka deklaruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës se UÇK-ja nuk funksiononte me një strukturë të mirëfilltë komanduese apo kontrolluese.
Ai dha dëshminë e tij të mërkurën në Hagë dhe pritet ta vazhdojë sot më 18 nëntor 2025, nga ora 9:00, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ai theksoi se në atë kohë UÇK-në e shihte si një grup të formuar spontanisht, jo si një ushtri të strukturuar në mënyrë klasike.
Ndër të tjera, gjenerali amerikan nënvizoi se forcat serbe ndjenin frikë nga UÇK-ja, gjë që sipas tij reflektonte ndikimin që ajo kishte në terren.
