Auto shperthim me tritol biznes kamez 1

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, 15 nëntor, në një biznes në Kamëz, në Tiranë.

Lënda plasëse e vendosur në ambientet e jashtme të biznesit nënë bulevardin “Nënë Tereza” ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftin policia.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shpërthimi ka ndodhur në restorantin “Perla e Detit”, nga pjesa pas e lokalit në pronësi të K. M. dhe B. E., kunetër me njëri-tjetrin.

Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës. Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar dhe largohet me vrap në këmbë.

Pronarët deklaruan se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë ide se pse është vendosur lënda plasëse.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights