Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira kalimtare kryesisht të larta dhe transparente në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 4 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 6/20 | Diell |
| Kukës | 4/16 | Diell |
| Lezhë | 6/19 | Diell |
| Dibër | 4/16 | Diell |
| Durrës | 10/20 | Diell |
| Tiranë | 10/21 | Diell |
| Elbasan | 9/20 | Diell |
| Berat | 7/21 | Diell |
| Vlorë | 10/21 | Diell |
| Korçë | 3/18 | Diell |
| Gjirokastër | 4/20 | Diell |
| Sarandë | 10/20 | Diell |
