Mësohet se Xhemal Qefalia emërohet zëvendës ministër i Brendshëm.

Kujtojmë se Qefalia është ish-deputet i Partisë Socialiste, por më 11 maj nuk siguroi dot një vend në Kuvend.

Pavarësisht numrit më të madhe se koleget e tij, ai nuk mundi të futej në Kuvend për shkak të zbatimit të kuotës gjinore.

Ish-ushtaraku, ish-drejtuesi i disa institucioneve në Ministrinë e Drejtësisë dhe ish-këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura.