Në komisionin e Ekonomisë u diskutua për deficitin dhe Borxhin e parashikuar ne projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe shprehu kritikat për deficitin buxhetor, ku tha se investimet publike duhet të jenë tre herë më të mëdha se deficiti buxhetor.
“Mund të më thoni një vëne të vetëm që ka plotësuar objektivat e zhvillimit të qëndrueshme shoqëror? Patjetër që ne jemi pas në kohë, beteja për ujë të pastër është edhe këtu mantanë në Itali, Greqi, e kështu me radhë, janë problematika që duhet të jenë në fokus, mos kërkoni gjëra që janë vështirësisht të arritshme për një shoqëri që kërkojnë kontribut. Këto çështje që tashmë janë gjykuar, ti referohemi asaj që gjykata ka vendosur
Dy incineratorët dhe një tentativën janë në administrim publik, jemi në llogari publike brenda për brenda. Jemi në kushtet e një administrimi publik. Në dijeninë rime i administron agjencia e aseteve të sekuestruar. E ti mendon kot? Unë i referohem një institucion. Pse qeshni kot? Ato që them unë në komision mos i përdorini kundër. Folu shokëve të tu.
Mirë po e mbyll. Nëse ka një tipar që ka udhëhequr buxhetin është konsolidimi fiskal. Investimet publike duhet të jenë tre herë më të mëdha se deficiti buxhetor. Cila është vërejtja ime? Nuk kemi një disiplinë buxhetore. E dyta, lidhet me ekzekutimin e deficiti buxhetit duhet të jetë detyrim. Unë mendoj që ne nuk kemi ndonjë përfitim nëse nuk realizojmë deficitin buxhetor. Çdo qindarkë që nuk realizohet shkon deficit. Unë insistoj ato para që janë programuar i duhen ekonomisë kombëtare. Në rast se vijmë në pikën të mosrealizimit të deficitet buxhetor, ne duhet të shkojmë në kufi… Për ato detyrime që vijnë si pasojë e keqqeverisjes apo keqmenaxhimit. Për këto detyrime edhe unë jam kundër që të rishihen për t’u falur. Ama për detyrime të trashëguara, k ardhur koha për të parë ato bashki që kanë vështirësi burimet, detyrimet që krijohen nga detyrimet bujqësore. Bashki që kanë treguar vullnet duhen ndihmuar. Kryebashkiaku i Pogradecit që ditën që ka hyrë në bashki e sot po kërkon, punon të shlyejë borxhet. Pavarësisht se Pogradeci është një bashki me burime, në momentin që demonstrohet vullnet duhen ndihmuar këtë bashki, pasi s’ka për ti ardhur radha për të dalë nga ai borxh”, tha Braçe.
