Është ndërprerë Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, pasi Gazmend Bardhi mori fjalën dhe nuk linte të flisnin anëtarët e tjerë, teksa kërkonte që ministrja Belinda Balluku të ishte prezente dhe të raportonte.
Drejtuesja e Komisionit Anila Denaj kërkoi që Bardhi t’i linte radhën të tjerëve, por pasi kjo nuk ndodhi, ndërpreu seancën.
“Po të flisja për procedurë do flisja për kontrollet te shtëpia jote, por nuk po flas për atë. Ka dalë SPAK te shpia jote në Vala Mar, ta tregoj. Balluku do duhet të vijë të raportojë në Komision”
