Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës me dy sfidat e fundit Teuta-Partizani dhe AF Elbasani-Egnatia.
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës, sipas skemës 1-3-4-3.
Mesfusha përbëhet nga katërshja Paulo Buxhelaj (Partizani), Bruno Telushi (Flamurtari), Valentino Murataj (Flamurtari) dhe Patrik Bardhi (Vora).
Në repartin ofensiv spikatën këtë javë tre futbollistët: Adeloye (Vora), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Tsague (Elbasani).
Trajneri i javës është përzgjedhur Oltion Kërnaja i Partizanit, pas fitores 2-3 me përmbysje ndaj Teutës në “Niko Dovana” pasditen e së dielës.

