Screenshot 2025 11 08 084345 696x353

Turistët e huaj kanë mundësi që të eksplorojnë dhe vizitojnë më lehtë pikat kryesore të kryeqytetit shqiptar nëpërmjet Tirana City Tour, autobusi turistik me çati të hapur.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje teksa turistët e shumtë që kanë zgjedhur për të vizituar Tiranën, shohin dhe njihen më nga afër me atraksionet dhe historinë e kryeqytetit përmes udhëtimit panoramik.

Rama shprehet se autobusi turistik shëtit vizitorët nëpër rrugët plot jetë të Tiranës, duke u treguar historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e qytetit tonë.

Autobusi turistik u mundëson vizitorëve vendas dhe të huaj, tur në të gjithë qytetin duke eksploruar atraksionet, monumentet dhe historinë e qytetit, nga Sheshi “Skënderbej” deri në Bunk’Art 1 shoqëruar edhe me një guidë audio shumëgjuhëshe që i jep jetë çdo ndalese.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights