Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas njoftimit, të shtunën moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura  e alternime kthjellimesh pas orëve të mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen më të herëpashershme me intensitet deri mesatar e hera-herës në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 1500 metra në verilindje priten reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 10/18 Re shi diell
Kukës 9/12 Re shi diell
Lezhë 12/17 Re shi diell
Dibër 7/10 Re shi diell
Durrës 13/20 Re shi diell
Tiranë 15/20 Re shi diell
Elbasan 14/20 Re shi diell
Berat 12/20 Re shi diell
Vlorë 15/21 Re shi diell
Korçë 8/15 Re shi diell
Gjirokastër 11/20 Re shi diell
Sarandë 16/20 Re shi diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights