Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Oltjona Goxha.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 23.12.2022, për subjektin e rivlerësimit, Oltjona Goxha bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Oltjona Goxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Olsi Komici, Xhensila Pine relatore, Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Oltjona Goxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights