Screenshot 1 54

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë së re.

Ftesës së Osmani iu kanë përgjigjur pozitivisht kryetari i LVV, Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj si dhe liderët e partive të komuniteteve joserbe.

Në këtë takim presidentja Osmani pritet të kërkojë nëse ndonjë parti e ka shumicën parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i cili kishte dal i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit, dështoi javën e kaluar të formojë qeverinë, pasi mori vetëm 56 vota nga 61 të nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Policia jep detaje rreth vrasjes në Llapashticë të Podujevës. Në bazë të deklaratave publike partitë ish opozitare kanë shprehur vullnetin për zgjedhje të reja të parakohshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights