Photo output 10 675x450

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it. Përmes një mesazhi në Facebook, Salianji theksoi se në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira.

Ai shtoi se; ‘Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet’.

REAGIMI
Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta. Këtë thotë OSCE-ODHIR në raportin final për zgjedhjet e 11 Majit!
Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet, ishte vetë në garë me opozitën. Përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.
Kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet. Protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.
Demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights