Policia naten 1024x592

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, 22 tetor, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, pranë një karburanti në zonën e Manzës pas një konflikti mes disa të rinjve që ka agravuar në përdorimin e armëve. Viktimat janë identifikuar, Aranit Kurti, 23-vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç.

“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Në ngjarje është përfshirë edhe një i tretë, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve të para të kryera nga grupi i posaçëm, dyshohet se Paluçi është vrarë nga shtetasi me inicialet D. P., 21 vjeç, ndërsa Kurti dyshohet se është qëlluar nga vetë Paluçi gjatë përplasjes.

Shërbimet e Policisë kanë njoftuar se po kryejnë kontrolle intensive në zonë për kapjen e të dyshuarit me inicialet D. P., i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, po vijon punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar çdo person tjetër të mundshëm të përfshirë dhe për të administruar provat që do të çojnë në dokumentimin ligjor të rastit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights