Policia e tiranes1

Një efektiv policie është arrestuar në flagrancë sot më 21 tetor, nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe u përfshi në një aksident rrugor me disa dëme materiale.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP, Inspektor D. O., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, u arrestua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, pasi “duke drejtuar mjetin e tij në rrugën ‘Rinia’ Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në pesë automjete të parkuara.”

Pas ndalimit, punonjësi i policisë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku “rezultoi pozitiv në masën 1.36 mg/l dhe 1.33 mg/l”, një nivel që tejkalon ndjeshëm kufijtë ligjorë të toleruar për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Në vijim të veprimeve hetimore, “materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, bën me dije Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

AMP thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje nga punonjësit e strukturave të rendit.

Denoncimet mund të bëhen në numrin e gjelbër 0800 9090, në adresën elektronike ankesa@amp.gov.al, përmes Whatsapp në 069 41 51 511, si edhe përmes aplikacionit “Agjencia Digjitale” që mund të shkarkohet në Play Store dhe App Store.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights