1 1 696x403

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend shqyrtoi sot kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për përjashtimin për 30 ditë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

14 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste kërkonin “Marrje mase disiplinore”, ndaj Bardhit për veprime të qëllimshme për të penguar zhvillimin normal të seancës së datës 16 tetor.

Në përfundim të mbledhjes sekretariati vendosi përjashtimin me 15 ditë të deputetit Gazment Bardhi nga punimet e Kuvendit.

Në kërkesën e grupit parlamentar të PS-së argumentohej se veprimet e qëllimshme për të penguar zhvillimin normal të seancës, krijuan kaos në sallë, duke bllokuar vijimin e punimeve dhe penguar të drejtën e fjalës të deputetëve të tjerë.

“Në seancën e datës 16 tetor gjatë zhvillimit të diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës, ku konkretisht po raportonin Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone arrogante, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare”, thuhej ndër të tjera në kërkesën e grupit parlamentar të PS-së.

Ndërkohë, PS thekson se deputeti Gazment Bardhi, brenda sesionit parlamentar, ka kryer në mënyrë të përsëritur shkeljet e parashikuara në Rregulloren e së Kuvendit.

Në seancën e datës 16 tetor, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca plenare kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, pas debateve në seancë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights