567952489 18060757040436917 5609655329759669011 n 696x465

Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit të akselerimit “Plug and Play Tirana Expo 2025”, një ngjarje që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit të startup-eve në vend.

Dhjetë startup-e shqiptare do të udhëtojnë drejt Silicon Valley për të prezantuar idetë e tyre novatore dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e krijimit të një modeli të qëndrueshëm për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja, duke vënë në dukje bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin tek potenciali i të rinjve shqiptarë.

“Shqipëria po ndërton një ekosistem inovacioni që mbështet idetë e reja dhe i lidh ato me tregjet globale”, u shpreh ministrja.

Programi i akselerimit synon të rrisë kapacitetet e startup-eve shqiptare dhe t’i vendosë ato në një nivel konkurrues ndërkombëtar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights