Spak 696x388 1

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, dy persona të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje

SPAK ka dërguar në GJKKO  procedimin penal, ndaj  të pandehurve, Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje.

Këto veprime përfshijnë; mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse si edhe shmangien nga prishja e objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri, Ahmet Mashollari, i cili është provuar t’i ketë dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights