Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në vitin 2022 është shënuar jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysmë miliardë dollarë”.
“Dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e medieve thonë ka vdekur bujqësia”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Laboratorët smart dhe hyrja në mësimin e gjuhës digjitale qysh në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë, ndërkohë që programi i ri vjetor i Kodimit do t’u japë brenda një kohe të shkurtër të rinjve të përfshirë, çelësin për të hyrë tregun global online me paga të larta
Prej ditës së djeshme, kryeministri po zhvillon një diskutim maratonë me ministrat e kabinetit qeveritar, ku po diskutohet edhe mbi projektet konkrete për vitin 2023.
