Inspektorati Rajonal i Punës Elbasan ka pezulluar pa afat aktivitetin e fasonerisë në Bilisht, pas protestës së punonjësve të këtij subjekti.

Shkak i protestës është përgjysmimi i pagave mujore.

Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u është dhënë leja vjetore, ndërkohë ka punonjëse të pasiguruara.

Një grup inspektorësh prej së enjtes po verifikojnë kushtet e punës në fasoneri si dhe dokumentacionin e subjektit dhe po vijon me marrjen e deklarimeve te punonjësve.

Si masë urgjente Inspektoriati ka vendosur pezullimin pa afat të aktivitetit te fasonerise për shkak të shkeljes dhe pengimit të lirisë sindikale për të protestuar.

 

Punonjëset e masonerisë vijuan edhe sot protestën duke kërkuar kthimin në punë të kryetares së sindikatës, e cila u pushua nga puna në fund te dhjetorit.

Ato u shprehen se do te vazhdojnë protestën deri ne plotësimin e të gjitha kërkesave që lidhen me pagën, kushtet e punës dhe pagesat e raporteve mjekësore.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights