Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Lezhë.

Një person ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke fryrë gomën e kamionit në një servis në aksin Lezhë-Milot.

Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar jetë gomisti Spas Milloshi.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights