Defswsfcswdcs

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Sfidat e procesit të integrimit dhe mbyllja e kapitujve të negociatave ishin në fokus të këtij takimi.

Ministrja Spiropali informoi se në takim u diskutua po ashtu për ngritjen e standardeve të mirëqeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë.

“Me ambasadorin Gonzato çojmë përpara partneritetin e plotë për sfidat e integrimit dhe punën që na pret në çdo sektor për mbylljen e kapitujve, si dhe ngritjen e standardeve të mirëqeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë”, bëri të ditur Spiropali.

Deri tani Shqipëria ka hapur 28 kapituj në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa ngelen edhe 5 kapituj të tjerë për të finalizuar këtë proces.

Hapja e 28 kapitujve është realizuar në një kohë rekord prej 11 muajsh, ndërsa objektiv i vendosur nga qeveria është hapja e 5 kapitujve të tjerë brenda këtij viti.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights