Pas zyrtarizimit të 4 nęnkryetarëve të rinj të bashkisë Fier, zv/ kryeministrja Belinda Balluku në një prononcim për mediat ka pohuar se ky proces ka nisur disa muaj më parë për një riorganizim të mirëfilltë të bashkisë, me qëllim rritjen e cilësisë dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.
Ajo ka vendosur theksin në ristrukturimin e thellë të strukturave të bashkisë që ka të bëjë ndarjen e detyrave, digjitalizimin e shërbimeve dhe mbi të gjitha transparencën ndaj qytetarëve.
Ndërkohë përsa i përket zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen në disa bashki të vendit, Balluku është shprehur e bindur se Partia Socialiste do të ketë të njëjtin sukses, sikurse ka patur në 11 Maj jo vetëm në Fier, por në mbarë Shqipërinë.
