Kamez 1024x576

Policia ka zbardhur rrethanat e një konflikti mes pesë të miturve, të ndodhur më 2 tetor në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz.

Në ngjarje janë përfshirë pesë 16-vjeçarë, ku dy prej tyre janë arrestuar për përdorim të mjeteve prerëse dhe dhunë fizike ndaj tre të tjerëve.

Në vijim të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin Nr. 5, në prani të prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë arrestuar në flagrancë dy prej të miturve.

Sipas policisë, dy të arrestuarit kanë dëmtuar me thikë dhe me grushte tre të tjerët për motive të dobëta.

Njëri prej të dëmtuarve ndodhet nën kujdesin e mjekëve, një tjetër jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime të lehta dhe është larguar në banesë.

Ndërkohë, uniformat blu raportojnë se po punohet ende për gjetjen e mjetit prerës të përdorur.

E gjithë ngjarja është zhvilluar ditën e djeshme mbi 100 metra larg gjimnazit “Ibrahim Rugova”, në afërsi të një parkingu.

Deri në këtë fazë të hetimit, policia dyshon se zanafillë e konfliktit ka qenë një shikimmes të miturve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights