📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Xoxa

Ajola Xoxa është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Xoxa, e cila është nën hetim nga SPAK, akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në 9 raste;

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; si dhe “Fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave privatë apo refuzim për deklarim”, nga persona me detyrim ligjor.

Sjellim ndërmend se gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë më të lehtë, “detyrim paraqitjeje”, ndërkohë që hetimet vijojnë në kuadër të një dosjeje të zgjeruar për korrupsion dhe pastrim parash, në të cilën janë përfshirë edhe bashkëshorti i saj Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights