2 9 696x469

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në Kryeministri presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Në takim ishin të pranishme edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE, Majlinda Dhuka.

Ndërsa ndau momente nga ky takim, kryeministri Rama shprehu kënaqësinë që mikpret presidentin e Letonisë.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku është pritur në takime nga krerët më të lartë të shtetit.

Ditën e djeshme, presidenti letonez u prit një një takim nga homologu shqiptar, Bajram Begaj, gjatë të cilit trajtuan çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në takim u rikonfirmua angazhimi edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Po dje, presidenti Rinkēvičs u prit në një takim nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ku u theksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe si integrimi europian, siguria rajonale dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Dy vendet kanë një bashkëpunim mjaft efektiv edhe në kuadër të NATO-s, ku trupat shqiptare janë të vendosura në “Camp Ādaži” të Letonisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights