📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Presidenca 1 1024x681

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur mëngjesin e sotëm, të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve, Nancy VanHorn.

Ende nuk dihet arsyeja e takimit midis dy zyrtarëve, një takim i cili zgjati rreth 40 minuta.

Ky takim, vjen një ditë pas mbylljes së qeverisë amerikane. Më herët, ambasada e SHBA-ve në Tiranë, njoftoi se për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizohen ndjeshëm.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada sqaroi se “Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt”.

Po kështu, ekziston mundësia e diskutimeve lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri për gjashtë bashkitë.

Sakaq, priten informacione të mëtejshme lidhur me atë se çfarë kanë diskutuar dy zyrtarët.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights