Auto maxresdefault 11 11666390852

Në një deklaratë për mediat, i mandatuari i Partisë Demokratike për të zhvilluar negociatat me aleatët, Ilir Alimehmeti, tha se takimet që ka zhvilluar me kreun e Nismës Thurje Endri Shabanin dhe atë të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajn kanë qenë miqësore.

“Ne kemi bisedime, patjetër. Ju kujtoj se Shabani është këshilltar në Bashkinë e Tiranës, kështu që nuk diskutohet që bashkia, patjetër, diskutohet nga këshilltarët. Një pjesë janë shoqërore, një pjesë janë formale. Ne flasim në mënyrë të vazhdueshme për Bashkinë e Tiranës,” tha ai i pyetur nga gazetarët për takimin me Shabanin.

Ndërsa pasi u pyet për Lapajn, shtoi: “Takim shoqëror, siç po them në mënyrë të vazhdueshme. Siç po them, partitë formale janë këtu me partitë përkatëse.”

Alimehmeti u pyet nga gazetarët pas takimit të zhvilluar sot në një hotel në Tiranë me përfaqësuesit e partive aleate, në kuadër të negociatave për zgjedhjen e një kandidati të përbashkët në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Javën e kaluar, PD pati disa takime me aleatët, ku tre të mandatuarit, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Flamur Noka, nisën bisedimet me Fatmir Mediun nga PR dhe Agron Dukën nga PAA.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights