5f2e898361afc

Për dosjen “Plumbi i Artë”, po zhvillohet seanca gjyqësore, nga ku dhe po dëgjohen të gjitha palët për versionet e tyre mbi krimet e kryera.

I penduari i drejtësisë, Erjon Alibeaj, po jep detaje lidhur me ekzekutimin e Regis Runajn, ngjarje e vitit 2020.

Sipas tij, udhrin e ekzekutimit për Runajn, e ka dhënë vetë Alibeaj, e për këtë gjë, ai ka komunikuar me të penduarin tjetër të drejtësië, Nuredin Dumani, e që së bashku janë dakrdësuar për “kryerjen e kësaj pune”

Më tej, Alibeaj sqaron se do të ishte Xhuliano Hoxha personi që do të kryente vrasjen, por duhej ta bënte “pa zhurmë”, duke e “këshilluar” që ta bënte me thikë.

Alibeaj, i kishte premtuar Hoxhës 30 mijë euro për ekzekutimin e Runajt, siç shpjegon vetë në sallën e gjyqit i penduari I drejtësisë. Sipas tij, këtë shumë ia ka dhënë Hoxhës pjesë pjesë, ndërsa kur ky i fundit është arrestuar, bashkëshortes së tij i ka çuar 25 mijë euro.

Kujtojmë, se në janar të vitit 2024, GJKKO-ja, mori të pandehur 20 persona të implikuar në një seri vrasjesh, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Ky i fundit i pari në listën e SPAK si autor i 9 vrasjeve dhe tentativave për vrasje, si dhe 3 episode të vjedhjeve me dhunë.

Si bashkëpunëtorin kryesor të tij në shumë prej këtyre ngjarjeve, gjykata mori të pandehur Henrik Hoxhajn.

Pas tij, Skerdi Tase dhe Erion Alibej, dy bashkëpunëtorë të tjerë të drejtësisë në këtë dosje, gjithashtu akuzohen për një numër të lartë krimesh të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Nuredin Dumanin.

Me vendimin e dhënë këtë hënë, Gjykata e Posaçme pushoi hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela, për të cilin rezultoi se nuk kishte lidhje me 2 vrasje ndodhura në Durrës në Pranverën e 2020-ës.

Gjithashtu, gjykata i kërkoi SPAK të kryejë hetime të tjerë ndaj Çelës për një plagosje në Berat.

Personat e marrë nën hetim dhe tashmë të dërguar për gjykim, u hetuan pas rrëfimit të Nuredin Dumanit dhe u vunë në pranga në kuadër të operacionit të njohur si “Plumbi i Artë” në Maj të 2022.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights