Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht nga orët e mesditës e pasdite. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në mënyrë të izoluar e kryesisht në relievet malore në lindje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | ||
Shkodër | 13/24 |
Diell re shi |
Kukës | 10/18 |
Diell re |
Lezhë | 13/25 |
Diell re shi |
Dibër | 9/20 |
Diell re shi |
Durrës | 14/25 |
Diell re |
Tiranë | 14/25 |
Diell re |
Elbasan | 13/25 |
Diell re shi |
Berat | 12/25 |
Diell re shi |
Vlorë | 13/24 |
Diell re shi |
Korçë | 11/16 |
Diell re shi |
Gjirokastër | 11/22 |
Diell re shi |
Sarandë | 13/23 |
Diell re shi |