Partia Demokratike ka nisur negociatat këtë të shtunë për të përzgjedhur kandidatin që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Tiranës.
PD i ka nisur sot me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediun dhe atë të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Në bisedën që po zhvillohet në selinë blu, emrat që janë sugjeruar janë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Flamur Noka.
Negociatat do të vijojnë të dielën me aleatin tjetër, Partinë e Lirisë.