Screenshot 14 9 1024x634

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për lidhje me grupe të fuqishme kriminale dhe përfshirje në aktivitete të narko-terrorizmit ndërkombëtar.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot më 26 shtator , Berisha deklaroi se “Rama zhvilloi takim në Aruba”, duke u shprehur se kreu i qeverisë ka pasur takim me kriminelë të dyshuar. Sipas tij, këto informacione janë mbështetur nga hetime të antimafias italiane.

“Antimafia italiane gjeti se kryeministri mban raporte me trafikantët”, theksoi Berisha, duke e cilësuar Edi Ramën, si një rrezik për sigurinë e vendit dhe të Europës.

Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një “narko-shtet në Europë”, dhe kjo, sipas tij, ka ndodhur “pikërisht nga Rama”. Kreu i opozitës theksoi se kryeministri “mban lidhje me grupet më të fuqishme kriminale”.

Berisha mbylli fjalën, duke u shprehur se “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, si person i rrezikshëm, si bashkëpunëtor i organizatave të narko-terrorizmit ndërkombëtar”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights