Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura duke nisur prej orëve të pasdites. Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | ||
| Shkodër | 15/29 |
Diell re shi |
| Kukës | 12/28 |
Diell re |
| Lezhë | 13/28 |
Diell re shi |
| Dibër | 13/28 |
Diell re |
| Durrës | 14/28 |
Diell re shi |
| Tiranë | 18/29 |
Diell re shi |
| Elbasan | 16/31 |
Diell re |
| Berat | 13/30 |
Diell re |
| Vlorë | 15/28 |
Diell re |
| Korçë | 12/26 |
Diell re |
| Gjirokastër | 10/31 |
Diell re |
| Sarandë | 15/28 |
Diell re |
