Është mbledhur sot, 23 shtator, në selinë blu grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
“Beteja jonë kundër narko-shtetit hyn në një fazë të re”, paralajmëroi në nisje, kryedemokrati Sali Berisha. Me këtë, ai iu referua karteleve, që sipas tij në vendin tonë kanë të bëjnë me shtetin kriminal.
“Beteja jonë gjer në faktimin, argumentin e kësaj monstre që zhvillohet gjithnjë e më shumë në Europë dhe që kryesohet nga Edi Rama”, tha ai.
“Dosja e fundit thotë se Shqipëria është 1-shi për larjen e parave”, shtoi Berisha.
Kreun e qeverisë e cilësoi “timonier të grupeve kriminale”.
