Liridona ademaj1 1024x576
Sot në Gjykatën Themelore ka vazhduar gjyqi, lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në këtë seancë, dëshminë e tij e ka dhënë eksperti i neuropsikiatrisë, Bujar Betinca, i cili ka paraqitur rezultatet e ekspertizës psikiatrike për të pandehurin Granit Plava. Eksperti Betinca ka deklaruar se i ekzaminuari “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”, raporton Insajderi. Gjatë seancës, avokati mbrojtës i Granit Plavës, Skender Gojani, ka ngritur një pyetje të pazakontë në lidhje me ditën e ngjarjes. “Ka pirë kafe shumë dhe ka marrë energji ditën e ngjarjes. A mund të ndikojë? A mund të ketë ndikuar stimulusi i kafesë?” Prokurorja e çështjes ka kërkuar që kjo pyetje të refuzohej, mirëpo gjykatësja ka lejuar parashtrimin e saj. Eksperti Betinca e dha një përgjigje. “Kafeja bën pjesë në grupin e psiko-stimuluesve dhe ka mundësi t’i ketë dhënë një energji shtesë, por nuk është diçka që mund të ndikojë në aspektin kognitiv në lidhje me ngjarjen”.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights